Rruga Gjirokastër-Lazarat, nis shtrimi me asfalt (FOTO)
September 29, 2018

Punimet për rikostruksionin e rrugës Gjirokastër-Lazarat po ecin me ritëm të lartë. Sot është hedhur një shtresë në pjesë të njërit krah të kësaj rruge. Investimi kap vlerën e rreth 1 milion eurove. Rruga me gjatësi 3.5 kilometra pritet të jetë gati brenda muajit dhjetor. Punimet nisën në fillim të muajit shtator, si pjesë e projektit të përbashkët me Bankën Botërore për mirëmbajtjen me performancë të akseve rrugore.