Sa shpesh i ndërrojnë shqiptarët celularët e tyre
November 25, 2015
Mania për teknologjinë është e njohur tashmë veçanërisht tek të rinjtë. Sidomos përdorimi i modelit më të ri të celularit është një modë, që për shqiptarët mbetet prezente.
“Sipas llogarive të bëra nga ana e qeverisë, shqiptarët i mbajnë celularët e tyre mesatarisht 15 muaj deri në 18 muaj”.
Ky informacion është bërë i ditur në një shkrim të BIRN, që i referohet realcionit të qeverisë, ndonëse siç shkruan BIRN, nuk dihet se mbi çfarë studimi bazohet ky rezultat.