Sarandë, 26-vjeçarja goditet nga shtylla e semaforit
March 24, 2015
Një 26-vjeçare ka mbetur e plagosur pasi mbi të ka rënë një semafor në një nga kryqëzimet e qytetit të Sarandës.
Incidenti ka ndodhur në lagjen nr.3 të qytetit të Sarandës ku drejtuesi i automjetit tip “Golf 3”, ka humbur kontrollin duke dalë nga rruga dhe ka goditur shtyllën e semaforit, i cila ka rënë mbi 26-vjeçaren Marsela Jonuzaj, infermiere, e cila ishte kalimtare rasti.
Kjo e fundit është transportuar në gjendje të rendë në spitalin e qytetit, e me pas drejt ushtarakut.