Sarandë, roja i biznesit plagos me çifte grabitësin
December 5, 2014
Një person ka mbetur i plagosur rëndë me armë, gjatë tentativës së këtij të fundit për të vjedhur një pikë të tregtimit të inerteve. Ngjarja ka ndodhur gjatë oërve të mbrëmjes në fshatin Qenurjo në Sarandë, ku Edlir Zema, është qëlluar me çifte nga roja i pikës së tregtimit të inerteve, gjatë tentativës së tij për grabitje.
Për pasojë Zema ka mbetur i plagosur rëndë ndërsa është dërguar me urgjencë në spitalin Ushtarak në kryeqytet.
Në vendin e ngjarjes ka mbërritur policia e cila ka nisur punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, si dhe marrjen në pyetje të personave të implikuar.