Sarandë, tritol në një ndërtesë
March 13, 2015
Një tjetër sasi prej 100 gram tritol, ka shpërthyer në një ambient ne një ndërtese, e cila shërbente si pikë grumbullimi skrapi në qytetin e Sarandës. Shpërthimi ka ndodhur rreth orës 23:30 të mbrëmjes së djeshme. Tritoli mësohet se është vënë në ndërtesën në pronësi te 66-vjeçarit Astrit Muço. Nga shpërthimi nuk ka patur të lënduar në njerëz, por raportohen vetëm dëme materiale. Menjëherë pas njoftimit, policia ka shkuar në vendngjarje dhe ka nisur punën për zbardhjen e motiveve si dhe identifikimin e autoreve.