Sekuestrohen 107 kg hashash në fshatin Bularat, policia arreston 3 persona (Foto)
Policia e Gjirokastër gjatë një operacioni antidrogë, ka ndaluar tre persona. Gjatë natës së lënë pas janë konstatuar disa persona që lëviznin në fushën poshtë fshatit Bularat, duke transpoortuar nga një çantë shpine, e dyshuar me lëndë narkotike. Efektivët e policisë u janë afruar dhe kanë bërë thirrje të ndalojnë, ndërsa personat që transportonin ngarkesën kanë hapur zjarr drejt tyre. Në ndihmë të policisë kanë mbërritur efektivë të krimeve të rënda dhe Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë.
Burime zyrtare nga policia i thanë LibohovaOnline se pas disa orësh kërkimesh, u bë e mundur që të identifikohen dhe arrestohen A.Velo, B.Jeshilaj dhe S.Memaj, nga Fieri, të dyshuar si personat që qëlluan ndaj policisë. Nga kontrolli në çanta u zbulua lëndë narkotike e lljit marijuanë, me një peshë totale prej 107 kilogramë. Në vendin e ngjarjes në cilësinë e provës materiale, u sekuestrua lënda narkotike, tre gëzhoja, një fishek dhe një çantë me ushqime. Ndërkohë arrestimi i tre të rinjve u bë për veprat penale, “Vrasje në rrethana të tjera cilësuese e ngelur në tentativë”, “Trafikim i lëndëve narkotike” dhe “Armëmbajtje pa leje”.