Sekuestrohen 12.3 kilogramë mariuanë në Kakavijë
Të paktën 12.3 kilogramë mariuanë janë sekuestruar në Kakavijë në jug të vendit këtë të dielë rreth orës 7 të mëngjësit nga efektivat e Policisë Kufitare të Kakavijes, gjatë kontrollit të detajuar të automjeteve në vijën e dytë në dalje për në shtetin grek, njoftoi ATSH-në zëdhënësi i ministrisë së Brëndshme.
Sipas njoftimit në automjetin Nisan me targa AA 352 JE, në pronësi të shtetasit Elton Çako, banues në Fier, është konstatuar se poshtë sediljeve në shasi, kishte pako të dyshuara me lëndë narkotike. Pas mbërritjes së Grupit hetimor dhe Specialistëve të Sektorit Kundër Narkotikëve nga Drejtoria e Policisë së Qarkut Gjirokastër, nga kontrolli i imtësishëm nga efektivat e Policisë Kufitare dhe Specialistët e Sektorit Kundër Narkotikëve rezultoi se: në brendësi të shasisë u gjetën dhe u sekuestruan 4 pako lëndë narkotike çokollatë e dyshuar si mariuane me peshë totale 1.9 kg dhe dhe 5 pako me lëndë narkotike e dyshuar si mariuanë me peshë totale 10.4 kg. Gjithësej u gjetën dhe u sekuestruan 9 pako me peshë totale 12.3 kilogramë Mariuanë.
Sipas njoftimit, drejtuesi i automjetit është shoqëruar në ambjentet e Drejtorisë së Policisë së Qarkut Gjirokastër për veprime më të specializuara nga Specialistët e Sektorit Kundër Narkotikëve, për veprat penale “Trafik ndërkombëtar të lëndëve narkotike”, ndërsa lënda narkotike dhe automjeti, u sekuestruan në cilësinë e provës materiale. Në përfundim të veprimeve të para, materialet do t’i kalojnë Prokurorisë së Krimeve të Rënda Tiranë për veprime të mëtejshme.