Serbët lëshojnë thirrje kundër shqiptarëve dhe në ndeshjen me turqit (VIDEO)

tifozeUrrejtja serbe ndaj shqiptarëve tashmë po kalon kufijtë e të kuptueshmës. 16 mijë tifozë serbë kanë thirrur njëzëri sllogane raciste anti-shqiptare, këtë herë në përballjen në basketboll mes skuadrës serbe Crvena Zvezda dhe turqve të Galatasaray që u zhvillua të mërkurën në Beograd.

Siç transmeton portali Albeu.com në takimin që u fitua nga vendasit, tifozeria serbe gjatë gjithë ndeshjes kanë bërtitur “Ubij, zakolji, da Šiptar ne postoji” (Vrit, prit, që shqiptari të mos ekzistojë) dhe “Ko ne skaçe, taj je Šiptar” (Kush s’kërcen, është shqiptar).  Në videon e mësipërme përveç thirrjeve raciste shihet edhe motra e Charles Jenkins, basketbollistit amerikan të Crvena Zvezda, e cila duket e tronditur nga thirrjet dhe atmosfera në sallë.