Sërish probleme me lëvizjen në Kakavijë, ministri hedh valle në Greqi
Fotot e Ministrit tonë të Jashtëm që kërcente valle në anën tjetër të kufirit u interpretuan si shenjë e mirë, se biseda mes tij dhe Kocias kishte ecur mbarë. Por shpjegimi i fotove të Bushatit që hedh vallen greke, mund të ketë qenë më banal se kaq. Ndoshta Ditmir Bushati thjesht nuk ia ka prishur qejfin grekëve që e ftuan në valle, sepse problemet mes dy vendeve mbeten njësoj.
“Diteziu hedh valle dhe pi uzo ne buzuqe ne Krete, per te mbuluar deshtimin e plote te radhes, ne takimin disa ditor me homologun e tij grek, ne te cilin çdo gje mbeti siç ishte; zero problem, zero zgjidhje. Kurse qytetaret shqiptare vuajne me dite te tera ne pikat kufitare midis dy vendeve tona” shkruan Sali Berisha në Facebook, pasi ka marrë mesazhin nga një grup qytetarësh që vazhdojnë të presin në Kakavijë.
“Jemi prej kater ditesh ne kakavi per te ikur ne greqi dhe me cdo gje ne rregullt dhe nuk na lene si ka mundsi kur mund te hapen nderkoh qe ministri yne prej tre ditesh vazhdon bisedime dhe ahengje ne Krete dhe dhe sot çirret per sukses.Cfar suksesi paska arritur ai,per te mbylkur kufirin mes dy vendeve”shkruajnë qytetarët në mesazhin për Berishën.