Sfida e kovës me akull, kuksiani sfidon Ujësjellësin me kovën bosh (Video)
Një banor i qytetit të Kukësit vendos të sfidojë në ice bucket challenge Ujësjellësin e Kukësit. Qyteti prej vitesh vuan mungesën e ujit të pijshëm.
“E pranoj këtë sfidën me ujë akull, bidona e kova. Nominoj Ujësjellësin e Kukësit që ka tre vjet që na ka lënë pa ujë “ thotë njëri prej djemve të rinj. Ndërsa tjetri bën sikur ngre me forcë një kovë që është mbushur me ujë por në fakt është bosh.
Videoja qarkullon në rrjetet sociale dhe është një apel për të ndërhyrë në zgjidhjen e kësaj situate. Prej 10 vitesh Kukësit për shkak të amortizimit të rrjetit Në 2009 qeveria akordoi një fond prej 3.5 milionë eurosh për rregullimin e Ujësjellësit të amortizuar. Por nuk u bënë punimet në tubacionin kryesor. Pushteti vendor ka paditur në Gjykatë firmën zbatuese të punimeve e cila I përfundoi në 2013. Por Kukësi vazhdon të mos ketë ujë të pijshëm. Në 24 orë, ky qytet furnizohet me ujë vetëm për 30 minuta./Ora News