Shehu: Në Gjirokastër fiton PD, qyteti u rrënua nga PS dhe LSI
Deputeti i Partisë Demokratike Tritan Shehu, ka thënë pas vizitës së kryeministrit Rama në Gjirokastër se rrënimi i qytetit ka filluar pas vitit 2000 dhe për këtë janë përgjegjës si LSI dhe PS.
“Vizita e Z.Rama djë aty transmetoi në tërresi qartësisht ndjesinë e humbjes të së majtës tashmë. Tërheqja e PS nga kandidatura për Kryetar Bashkie, lënia e saj LSI, që nuk përfaqëson asgjë në atë qytet, flet për “larje duarsh”. Z.Rama theksoi se Gjirokastra është braktisur dhe harruar. Është e vërtetë që ai qytet i rrallë me vlera poliedrike është në buzë të “greminës”. Por duhet kujtuar se që prej 2000 ai qytetet po qeveriset, ose me mirë po shkatërrohet nga e majta, PS dhe LSI së bashku.
Kjo duket qartësisht që kur i afrohesh atij Qyteti simbol, që nga hyrja e tij, që i shëmbëllen më shumë Kabulit në luftë. Duket e ndjehet edhe kur ecën më lart në ato rrugë mijëravjecare, por të rënuara”, shkruan Tritan Shehu në Facebook.
Por sipas Shehut, sot në Gjirokastër ka filluar të ndihet një optimizëm i ri, ai i fitores së zgjedhjeve nga Partia Demokratike.