Shërbimi Social merr në mbrojtje gruan e dhunuar, Yllkën e frikëson rikthimi në Tepelenë
Pas publikimit të rastit të dhunës mbi të venë 26 vjeçare përfaqësues të Shërbimit Social Gjirokastër kanë kontaktuar me viktimën Yllka Tafilaj duke i ofruar asaj ndihmë psikologjike dhe disa alternative zgjidhjeje për situatën e krijuar. Drejtoresha e Shërbimit Social në Gjirokastër Albana Allushaj pohon se i janë gjendur pranë të dëmtuarës prej publikimit të rastit në media dhe i kanë ofruar asaj asistencë psikologjike gjatë gjithë ditëve të qëndrimit të saj në spital. Sipas Allushaj 26 vjeçares i janë ofruar tre mundësi zgjedhjeje për të ardhmen e saj dhe të fëmijëve, ndërsa vendimi përfundimtar mbetet në dorë të Yllkës.
Sot një javë pas qëndrimit në spitalin rajonal ”Omer Nishani” në Gjirokastër Yllka shprehet se ndihet ende e vrarë psikologjikisht dhe e frikësuar për jetën e aj. Ajo tregon se nuk ka guximin të rikthehet në banesën e saj në Tepelenë që ndodhet shumë pranë me shtëpinë e xhaxhait të bashkëshortit, personi që e dhunoi brutalisht në qendër të qytetit të dhe që sot, shprehet Yllka, pavarësiht veprimit të kryer ai vazhdon të jetë ende I lirë. 51-vjeçari M.Tafilaj e ka dhunuar publikisht 26-vjeçaren, nusen e nipit të tij. Pasi është ndaluar nga policia e Tepelenës, 24 orë më vonë ai është liruar nga Gjykata e Shkallës së Parë në Gjirokastër, e cila i caktoi masën “detyrim paraqitje”.