“Sherr” mes zagoritëve pas kronikës në Top Channel

10600352_508947532541525_6914405273264825948_nNjë ditë pas kronikës së transmetuar në televizionin Top Channel (kliko këtu për të parë kronikën) për përgatitjet e grupit folklorik të Zagorisë, për pjesëmarrjen në Festivalin Folklorik Kombëtar të Gjirokastrës, duket se kanë nisur debatet e para mes komunitetit zagorit. Në një njoftim të sotëm, Shoqata “Çajupi”- Dega Zagorie, sqaron se zoti Kristaq Kiço nuk është i autorizuar të flasë në emër të grupit apo të prezantohet si udhëheqës artistik i tij. Më poshtë mund të lexoni njoftimin e plotë të Mihal Puleshit, kreut të Shoqatës “Çajupi”- Dega Zagorie.

 SQARIM

Dega e Shoqates Cajupi per ZAGORIEN ,ben kete sqarim , ne lidhje me intervisten e Z. Kristaq Muci ne nje nga kanalet televizive ( Top Channel ) ! Zoteria ne fjale nuk ka asnje lidhje dhe askush nuk e ka autorizuar qe te flasi si UDHEHEQES ARTISTIK E ORGANIZATOR I GRUPIT ! Z. KRISTAQ ka marre pjese vetem nje here ne prova dhe asgje me teper ! Te habitur nga intervista e tij ,bej kete sqarim ,sepse nuk do te lejoj ne asnje menyre ,dhe askend ,qe te injoroje ne menyren me te keqe ,te tallet ,me sakrificen dhe mundin e gjithe pjestareve te grupit ! Grupi eshte ngritur para 2 muajsh , dhe ka punuar intesivisht ,VULLNETARISHT ,me sponsorizime te vogla ,per grumbullimin dhe kaq ! Asnje germim ,s`ka bere Zoteria ,as per repertorin, e as per vijen melodike ,e as per asgje ,e kemi pare vetem nje here gjate provave ne HOSHTEVE . Ketu me duhet te bej nje paranteze, se perseri ka qene perpjekja jone ,qe zagoria te perfaqesohej me nje grup dhe kam shkuar e kam biseduar me ata qe ,kishin perfaqesuar ne festivalin e meparshem ZAGORIEN ( ne kete takim ishte dhe z. KRISTAQ me te cilet rame dakort per bashkepunim ) !

Ky eshte kontributi i z. KRISTAQ MUCI ne suksesin e jashtezakonshem te grupit ! Z. KRISTAQ ,me sa duket nuk ka hequr dore nga menyra e tij e vjeter, e futjes se hundeve atje ku nuk duhej !Ne nje debat te vjeter me ZOTERINE kam qene i ashper ,por sot do jem me i ashper ,sepse ZOTERIA ne fjale do te jete pergjegjes ne qofte se ,qe nga ky moment GRUPI nuk do te funksionoje me ! PRA JU Z. KRISTAQ DO TE JENI PERSONI QE ME PROCKULLAT TUAJA ,INJORUAT PUNEN DHE PERPJEKJEN TONE ! Jemi ofenduar dhe injoruar , moralisht dhe materjalisht ! Nuk me thua ZOTERI cili eshte kontributi juaj ,i c`lloi ,eshte MORAL, MATERJAL ,apo si STUDJUES ! Aftesia juaj, qe te mbini atje ku nuk ju mbjellin ,kesaj radhe ,per fatin tuaj te keq nuk do kaloi ! DEGA E ZAGORIES ,nuk eshte as shoqata e veteraneve ,e as dega e Gjirokastres qe JU drejtoni ,atje mund te prezantoheni e veproni si te doni ! Juve dhe atyre qe ju inkurajojne e mbeshtesin ,kesaj radhe nuk do t`ju shkoi ! Qe nga ky moment jeni i perjashtuar nga grupi ! Si drejtues as qe behet fjale ,po ju mbajten ata qe ju kane vene, le t`ju mbajne ! Jemi ne pritje te pronocimit, per kete problem ,nga ane e KOMUNES ! Ky eshte vendimi yne ,sepse ca gjera duhet te ndryshojne e behen ndryshe nga c`jane bere deri tani. Faleminderit. 
Kryetari I Shoqates Cajupi, Dega Zagorie, z. Mihal Puleshi