Sherr në Gjirokastër, plagoset rëndë një 68-vjeçar. E nisin me urgjencë drejt Tiranës
Një sherr mes dy tepelensve ka ndodhur në Gjirokastër. Policia njofton se ka mbetur i plagosur rëndë një person, i cili është transportuar me urgjencë drejt Spitalit të Traumës në Tiranë.
Njoftimi i policisë.
Në vendin e quajtur Ish Agjensia e Udhëtarëve Gjirokastër shtetasi E.B, 39 vjeç, banues në Tepelenë, pas një konflikti të çastit ka goditur me grusht shtetasin Xh.H., 68 vjeç, banues në Tepelenë, i cili është rrëzuar në tokë dhe dëmtuar në kokë.
Shtetasi Xh.H., u transportua në spitalin e Traumës Tiranë.
Shtetasi E.B., është larguar nga vendi i ngjarjes, ku menjëherë sherbimet e Policisë janë vënë në ndjekje të tij.
Nga bashkëpunimi midis Komisariatit të Policisë Gjirokastër dhe Komisariatit të Policisë Tepelenë është bërë e mundur kapja e këtij shtetasi, i cili po shoqërohet për në ambjentet e Komisariatit të Policisë Gjirokastër për të vijuar procedurat e mëtejshme.