Sherr në Gjirokastër, tifozët e Luftëtarit rrahin njeriun e afërt të Gole Tavos
May 16, 2019
Tifozët e Luftëtarit janë tensionuar dhe kanë reaguar pas pezullimit të trajnerit Julian Ahmataj, zëvendëstrajnerit Neritan Novi si dhe i dy lojtarëve, Albano Aleksit dhe Xhekson Ferreiras, të cilët kanë vënë nën akuzë ish-drejtorin Vangjel Çavo për situatën e krijuar së fundmi në ekip.
Drejtori Çavo është dhunuar nga disa tifozë, të cilët që një ditë më parë kishin paralajmëruar reagimin e tyre. Ata akuzojnë pikërisht ish-drejtorin për përçarjen e krijuar dhe ish-zëdhënesin për shtyp, Rigels Malilen.
Pavarësisht se Çavo nuk ishte më drejtor, ai vijonte të qëndronte pranë presidentit Grigor Tavo, ndërsa ka sjellë disa elementë në radhët e ekipit bluzi, kryesisht nga tregu grek.