Sherr në një familje në Gjirokastër, agresori plagos me thikë policin e “Shqiponjave”
June 24, 2020

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Gjirokastër. Nga te dhenat e para raportohet se një person, K.Ahmetaj, i cili dyshohet të ketë probleme mendore, është konfliktuar me familjarët e tij, duke i kërcënuar me thikë. Familjarët kanë njoftuar policinë, e cila ka ndërhyrë për të neutralizuar agresorin, por ky i fundit ka plagosur një polic me thikë në gjoks. Mësohet se polici ndodhet në spital, në reanimacion. Burimet thonë se efektivi i plagosur është E.Late efektiv i patrullës “Shqiponja” në Gjirokastër.