Sherri mes familjes në Gjirokastër, djali çon babain tek Eni Çobani (VIDEO)
Në rubrikën “Shihemi në gjyq” në “E Diela Shqiptare” në Tv Klan, këtë të dielë kanë ardhur at e bir nga Gjirokastra. Djali Emiljano ka sjellë babain e tij për shkak të konflikteve që kanë për pronësinë.
Emiljano Petro thotë se vëllai i tij i madh ka marrë të dy ndërtesat që ata dhe dy vëllezërit e tjerë kanë ndërtuar që prej vitit ’96-. Vëllai i madh i Emiljanos dhe djali i parë i z.Mërtir ka kaluar në pronësi të tij të gjitha pronat, duke mos u lënë prindërve dhe vëllezërve asgjë.
Emiljano tashmë është në gjyq me vëllain e tij të madh dhe kërkon pjesën që i takon nga kontributi që ka dhënë për ndërtimin e bizneseve dhe banesave që kanë ngritur të gjithë bashkë. Por teksa kjo çështje ishte në gjykim në Gjykatën e Gjirokastrës, në vitin 2017 i ati z.Mërtir i dhuron djalit të madh një tjetër truall.
Kjo nxiti debat të madh mes Emiljanos dhe babait të tij, i cili i kërkon llogari përse i dhuroi një tokë tjetër, kur ata tashmë janë në gjyq me të për të marrë pjesën që u takon nga pronat e tjera. Ai akuzon të atin se po favorizon dhe mban anën e vëllait të madh, edhe pse ky i fundit i ka kaluar të gjitha pronat në emër të tij.