Sherri Vuçiç-Rama në Twitter, të gjitha replikat pas vendimit të CAS
Vendimi i Gjykatës së Arbitrazhit Sportiv për t’i dhënë Shqipërisë tre pikë për ndeshjen me Serbinë, ka futur në “sherr” edhe dy kryeministrat e dy vendeve. I pari ishte kryeministri serb, Aleksandër Vuçiç që përmes një postimi në Twitter u shpreh se drejtësia europianë u shndërrua në një padrejtësi botërore.
“Drejtësia europiane për të disatën herë u shndërrua në një padrejtësi botëror. Vendimi i CAS i turpshëm për drejtësinë, fyerje për gjithë njerëzit normalë”- shkruajti Vuçiç.
Më pas, duke i bërë tag kryeministrit Rama, Vuçi shkruajti:
“Mos u shqetëso Edi Rama, do vijmë t’ju mundim në mes të Tiranës pa dron e pa ndihmën e askujt”.
Pak orë pas këtij reagimi, vjen edhe përgjigjja e kryeminstrit shqiptar, Edi Rama.
Më herët gjatë ditës pasi u konfirmua vendimi i gjykatës në favor të Shqipërisë, kryeministri Rama përshëndeti marrjen e tre pikëve, përmes një mesazhi të shkurtër në Tëitter.
“Super! Ja ç’domethënë drejtësi europiane! Tre pikë për Kombëtaren kuqezi në Beograd”-shkruajti Rama.
Pas ftesës së Ramës per te qene ne Shkoder, kryeministri serb ka reaguar serish. ”E the mirë! Do të jetë kënaqësia ime”- shkruajti ai ne Twitter. Nuk dihet me siguri nëse Vuçiç do e mbajë fjalën dhe do rikthehet sërish në Shqipëri.
U duk sikur raportet mes Vuçiç dhe Ramës u normalizuan sidomos pas vizitës së kryeministrit serb në Tiranë, por të paktën replikat e ditës së sotme në rrjetet sociale nuk tregojnë këtë gjë.