Shihni çfarë bën Mirela Kumbaro tani që nuk është më ministre e Kulturës (FOTO)
Rreth një muaj pasi la postin e Ministrit të Kulturës, Mirela Kumbaro i është rikthyer më intensivisht pasionit të saj më të madh; librit. Të shtunën ajo ishte në Bibliotekën ‘Hamit Beqaj’ në Njësinë Nr.8 në Tiranë, ku zgjodhi të lexonte libra për fëmijët.
“Eh pra, të mirë nuk janë gjithmonë ata që ne i kujtojmë të tillë, dhe të ligjtë mund të bëhen më të mirë nëse u qasemi përmes së bukurës. Këtë mësuam sot me librin më të ri, “Tre ujqit e vegjël”, përkthyer mrekullisht nga Romeo Çollaku, në një superbotim të botimeve ‘Pegi’, shkruan në Instagram ish-ministrja e Kulturës teksa publikon edhe videon nga leximi për fëmijët.
Sa i përket rëndësisë së librit dhe hapësirës që ai duhet të ketë sot në shoqërinë shqiptare, gjatë kohës që ishte ministre, Mirela Kumbaro inicoi dhe udhëhoqi fushatën e suksesshme ‘Takohemi për një libër’. Më pas kjo fushatë u shndërrua në Lëvizjen Kombëtare për Lexim. Ndërkohë firma e fundit që Kumbaro hodhi si Ministër i Kulturës ishte ngritja e Qendrës Kombëtare për Librin dhe Leximin. Por vec librave ish-ministrja vijon edhe angazhimin politik si deputete e qarkut Gjirokastër. Në muajt e ardhshëm Kumbaro do të koordinojë fushatën e Partisë Socialiste në qarkun Gjirokastër. Shihni më poshtë video dhe foto nga takimi në Bibliotekën ‘Hamit Beqaj’.