Shkarkohet drejtori i spitalit në Gjirokastër, ja kush e zëvendëson
Ndërsa nuk dihet ende se kur do të zhvillohet konkursi për zgjedhjen e drejtorit të ri të spitalit ‘Omer Nishani’ në Gjirokastër, së fundi mësohet se është shkarkuar edhe drejtori aktual, mjeku Përparim Muço. Burime të ArgjiroLajm.net thonë se në vend të Muços është komanduar si drejtor spitali, mjeku kirurg Roland Karralli.
Përparim Muço u emërua provizorisht si drejtor i spitalit Gjirokastër në kohën kur Ministria e Shëndetësisë drejtohej nga ministri teknik i propozuar prej Partisë Demokratike. Shkarkimi i Muços vjen disa ditë pas transmetimit në emisionin ‘Fiks Fare’ të pamjeve ku denoncohej mungesa e mjekëve specialistë në këtë spital, lagështira nëpër mure dhe infeksionet në tualete.
‘Gjendja nuk është e mirë prej vitesh dhe mungesat në specialistë sa vijnë dhe shtohen’, ishte shprehur Muço për ‘Fiks Fare’. A mos ndoshta shkarkimi tij lidhet pikërisht me denoncimin që u bë në këtë emision?
©ArgjiroLajm.net