Shkarkohet drejtori i Ujësjellësit në Gjirokastër
April 11, 2016
Kanë nisur ndryshimet në nivel drejtorie në Bashkinë Gjirokastër. Së fundi i është komunikuar shkarkimi drejtorit të Ujësjellësit, Dashamir Qeli.
Në vend të tij është emëruar Bashkim Tola i cili prej disa vitesh mbante postin e kreut te Partise Social Demokrate.
Ndërkohë shkarkimi nuk është mirëpritur nga ish-drejtori Qeli, i cili drejtonte Ndërmarrjen e Ujësjellësit prej disa vitesh dhe dikur ka qenë pjesë e strukturave të LSI-së në Gjirokastër.
Shkarkimi vjen në një moment kur në rrjetin e ujësjellësit po kryhet një investim i madh nga banka gjermane KFV.