Shkatërrohet grupi kriminal nga Lazarati, policia arreston 5 persona
Pesë persona të akuzuar nga Prokuroria e Krimeve të Rënda se qëlluan ndaj policisë në qershor të vitit 2014 në Lazarat, janë arrestuar nga policia. Operacioni i koduar me emrin “Spring” çoi në pranga
Gentjan. Z. Kazma, 33 vjeç, banues në fshatin Lazarat të rrethit Gjirokastër.
Ramadan .S. Basha, 31 vjeç, banues në fshatin Lazarat të rrethit Gjirokastër.
Arjan .R. Basha, 47 vjeç, banues në fshatin Lazarat të rrethit Gjirokastër.
Gurgaz .S. Skënderi, 24 vjeç, banues në fshatin Lazarat të rrethit Gjirokastër.
Mirteza .Z. Shemsho, 42 vjeç, banues në fshatin Lazarat të rrethit Gjirokastër.
Ata u kapën në Lazarat. Gjykata e Krimeve të Rënda kishte caktuar masën e sigurisë “arrest me burg” në mungesë. Ata akuzohen për krijim të grupeve të strukturuara kriminale, vrasje të punonjësve të policisë s shtetit, prodhim dhe armëmbajtje të armëve pa leje dhe prodhim e kultivim të bimëve narkotike. Në operacionin policor të qershorit, policia publikoi edhe emrin e Kostandin Xhuvanit, djalit të ish –deputetetes së PS, Luiza Xhuvani, si pjesë e grupit që qëllonte me armë ndaj forcave të policisë