Shkencërisht është e sigurtë: Vjosa do të përmbytë përsëri !!

Zona-e-permbytjes-Vjosw-640x360Nga Arben Mecaj

Urrra !! Përmbytje!! O burra të përfitojmë !!

Qysh ditën e parë të përmbytjes, ashtu si pritej, filloi lufta politike për të përfituar sado pak nga kjo ngjarje. Fillimisht u vu në aksion intensiv linja mediatike. E përqëndruar kryesisht në pozicione ku intesiteti i përmbytjes ishte i lartë, media filloi të transmetonte situatën në terren nga disa pozicione vend-xhirimi. Planet e ndryshme të së njëjtës ngjarje në terren ofruan një imazh që vërtet kishte përmasa serioze dhe shqetësuese mbi përmasat e përmbytjes.

Të nesërmen kur tempi i rreshjeve dhe shtrirja gjeografike e tyre pësoi ndryshim, niveli i ujëravë në grykderdhje ra dukshëm , ndërkohë që media televizive përsëriste xhirime të një dite më parë.

Ndërkaq, në mungesë të planeve të “situatës së jashtëzakonshme“ në kuadratet “domethënëse” të së cilave duhej të shfaqeshin politikanët “fitimmbledhës”, që ju dhimbseshin qytetarët e përmbytur, planet e xhirimit mbylleshin vetëm në portret, apo fshatarë të “revoltuar”, duke u kujdesur që kamera të mos depërtonte në thellësi ( ku çdo fije bari mund të shihje, por përmbytje apokaliptike …Jo)

Kjo situatë e “ndezur” u transmetua në Parlament, ku shqetësimi tejkaloi përmasat e “përkujdesjes prindërore”, u derdhën dhe lot në tribunë (krokodili kuptohet), dhe palët u ndeshën se kush e “donte” , dhe “ përkujdesej” për popullin e përmbytur. Gjendja e jashtëzakonshme u kthye “sfida” e politikës. Dhjetra emisione për të bindur arsyet përse duhej e nuk duhej ajo .

Dhe pas llafeve e llafeve, gjithcka përfundoi aty në skenën e apokalipsit përmbytës, në Darëzezë. Politika vrapoi të materializonte “shpirtin e saj” të “solidaritetit” në teren. Kapakun e vuri përkujdesja politike për ndihma me logo PD, PR, LSI apo… për popullin që s’kish ku të flinte, s’kishte çfarë të hante apo shqetësime që ku ti imagjinojë i ziu njeri .

A mund të shmangej Përmbytja?

Shumë debatë ka pasur mbi arsyet e përmbytjes në grykderdhjen e Vjosës. Në këtë debat janë përfshirë politikanë gazetarë artistë dhe tek-tuk dhe ndonjë Ekologjist. Të i dëgjon indinjohesh me argumentet që shfrytëzojnë për të mbështetur tezën e vet. Askush nuk ka bërë një analizë të qartë teknike për ngjarjen, dhe për rrjedhim të kuptohen jashtë manipuilacioneve politike shkaqet e përmbytjes, pritshmëritë për nesër, dhe mbi të gjitha masat që duhen marrë për të përballuar emergjencën e radhës. Kjo situatë e deformuar mediatike, më shtyu të referoj një pasqyrë inxhinerike të faktoreve Fizikë, Klimaterike, Gjeomorfologjikë, Inxhinierikë dhe Shoqërorë që kanë kontribut në procesin e përmbytjes dhe menaxhimit të saj.

Nga një vëzhgim teknik i dinamikës së përmbytjes kupton keta elementë të përmbytjes.

  1. Elementi Hidrologjik dhe Ekosistemit

Përmbytja e ultërsirës së grykderdhjes se Vjosë ka ndodhur, po ndodh dhe do të ndodhë pavarësisht masave njerëzore qe mund të kryen në shtratin e saj. Shkaqet janë disa:

Së pari Elementi Hidrologjik dhe Ekosistemit. Në këtë element gjithkush do të identifikojë intesitet tepër i lartë i rreshjeve, basen i madh ,zvogëlimin historik të kapaciteteve transportuese (evakuuese te ujërave) të Vjosës si rrjedhim i mbushjes së shtratit të saj, zhveshja e sipërfaqeve tokës nga bimësia e lartë (pemët).

Është fakt i njohur shkencor dhe inxhinierik se kjo zonë ( baseni i Vjosës) për shkak të karakterit të saj morfologjik (me prezencë intensive te majave të larta dhe vargmaleve intensive) karakterizohet nga shira me intesitet tepër të lartë në kohë të shkurtër. Mjafton të përmendim faktin se Gjirokastra njihet nga Hidrologët si zona me intesitetit më të lartë të rreshjeve ne Shqipëri me intesitet vjetor deri 1.500 mm ( në basenin e Drinit ky intesitet shkon në 1.200 mm ; Drini + Buna në 1.461.mm)

Për të kuptuar situatën hidrologjike të këtij baseni mjafton të ballafaqojmë të dhënat hidrologjike mbi prurjet propabël llogaritëse për lumin e Drinit dhe atij të Vjosës në pikën fundore të tyre: Bunë dhe Mifol.

Për Drinin, prurjet llogaritëse janë (Propabilitet %/Prurje llogaritëse m3/sek) : 1% /6.530,0 m3/sek ;2% /5.870,0 m3/sek ; 5% / 4.850,0 m3/sek

Për Vjosën , prurjet llogaritëse janë   : 1% /6.680,0 m3/sek ;2% /5.570,0 m3/sek ; 5% / 5.040,0 m3/sek

Nga leximi i këtyre shifrave e kupton se: Pellgu i Vjosës karakterizohet nga prurje më të mëdha se ato të Drinit.

Ndasia qëndron në: siperfaqet e baseneve ujëmbledhëse, rrugën deri në grykderdhje, si dhe shpërndarjen vjetore të prurjeve . Nga studimet Hidrologjike konstatohet  se pritshmeria e këtyre prurjeve është periudha Dhjetor-Janar-Shkurt.

Shumë debate (mbështetur dhe nga “arsyetime akademike”), janë përqëndruar në “shkatërimin e bimësisë së lartë “ në pellgun ujëmbledhës së Vjosës. Por ,duhet theksuar se ky pellg nuk dallohet për prani intensive të bimësisë së lartë . Ky basen dallohet për aspërsinë e tij shkëmbore. Malësitë e Cajupit, Pogonit, Dangllise, malit Gjerë etj. etj. janë sipërfaqe shkëmbore absolutisht të zhveshura. Këto sipërfaqe karakterizohen nga formacione gjeologjike me çarje ( karstike) që garantojnë thithshmërZona e permbytjes siperfaqai të ujërave në karst dhe lëshimin e tij në mënyrë graduale gjatë gjithë vitit . Ndërkohë studimet e karakterizojnë këtë zone me koeficientë të rrjedhshmërisë nga kjo strukturë gjeologjike në rreth 60 % ( nëse bie 100 mm shi 40 % perthithet nga shkëmbi ndërsa 60 % derdhet në lum ). Në pellgun e Drinit ky koeficient shkon në rreth 65 % , ndërkohë që Mati e ka në rreth 75 % . Gjithsesi duhet të pranojmë se cënimi i ekosistemit në kategorinë Flora ( bimësi e lartë) ka kontribuar seiozisht në rritjen e këtij koeficienti, por : Ky kontribut nuk gjykohet se ka qënë i ndjeshëm ne pellgun e Vjosës, vecanërisht dega Dropull, Gjirokastër, Tepelenë, Mallakastër.

I debatueshëm ky konkluzion është në degën Carcovë –Petan-Kelcyrë , ku intesiteti i bimësisë së lartë ka qënë intensiv, dhe në vitet e fundit ka pësuar dëmtime.

Është fakt i njohur inxhinierik, se në vite, llogaritjet për këtë pellg nuk kanë konsideruar këtë faktor, që në planin inxhinierik nënkupton një fazë fillestare të “amortizimit” të prurjeve intensive të shirave si rrjedhim i thithjes së tyre nga kjo bimësi . Në vite llogaritjet inxhinierike të prurjeve në Vjosë janë mbështetur në filozofinë e “Prurjeve Pllotë”, që nënkupton prurje të mëdha të menjëhershme.

Së dyti , përmasat e basenit ujëmbledhës. Baseni ujembledhës i Vjosës ka karakteristikë që jo vetëm që është i zhveshur, por dhe tepër i madh përsa i përket zhvillimit  planimetrik.

Ai shtrihet jo vetëm në Shqipëri, por dhe në territorin grek. Lumi Vjosa rrjedh nga malet e Pindit në lindje të Janinës, kurse burimi gjendet në malin Mavrovouni. Rrjedha e tij vazhdon në drejtim të veriperëndimit për në Shqipëri. Lumi ka një gjatësi prej rreth 272 km, prej të cilave 80 km në territorin e Greqisë, kurse rreth 192 km brenda territorit të Shqipërisë. Pellgu i Vjosës përfshin një sipërfaqe prej 6,706 km2, 2,154 km2 prej të cilave gjenden brenda kufijve të Greqisë, dhe 4,552 km2 brenda kufijve të Shqipërisë.

Drini ka një sipërfaqe prej 19.582 km², dhe gjatësi rreth 285 km. Nga këto 14.173 km² i takojnë lumit Drin, vetë dhe 5187 km² në degëve. Drini i Zi ka një zonë ujëmbledhës prej 5.885 km² dhe gjatësi 149 km, ndërsa Drini i Bardhë, një sipërfaqe 4.965 km2 dhe gjatësi 134 km.

Së treti, Problem për këtë basen është dhe uniformiteti klimaterik në sipërfaqen ku ai shtrihet. Ky uniformitet nënkupton : se ekziston “mundësia me propabilitet të lartë te ngjarjes” që kur ka shi në degën Konitsa-Tre Ura-Carcovë-Petan-Këlcyrë, shi ka dhe në degën Dropull Sipërm–Gjirokastër, Tepelenë, Mallakastër.

Kjo situatë rrit sipërfaqen e basenit që në të njëjtën kohë është objekt i rreshjeve me Zona e permbytjes Vjoswintesitet të lartë , e për rrjedhim dhe i prurjeve të jashtëzakonshme.

Këta faktorë (intesiteti i lartë, koeficienti i ulët i thithshmërisë, prania e njëkohshme e shirave intensive në gjithë sipërfaqen ujëmbledhëse te Vjosës, gjatësia e shkurtër e rrjedhjes lumore) sollën që në një kohë tepër të shkurtër, gjithë volumi ujor i prodhuar nga shirat e fillimShkurtit të transportohej direkt në shtratin e lumit Vjosës në formën e “Prurjes Pllotë” (të menjëhershme) .

  1. Përmbytja ka qënë dhe është një fenomen i pritshëm nga personeli inxhinierik i menaxhimit te Vjosës.

Situata e “Prurjes pllotë” ka qënë i njohur dhe i pritshëm në planin inxhinierik, çka do të thotë se: të gjithë inxhinierët që janë marrë me projektim veprash inxhinierike qoftë të manaxhimit te prurjeve qoftë dhe projektim urash dhe rrugësh nacionale në zonë, në llogaritje kanë pranuar përmbytjen si fenomen që do të ndodhë pa kushte.

Pra, sa më sipër nënkupton që të gjithë kanë qënë të ndërgjegjshëm për objektivitetin e ndodhjes së përmbytjeve të fushave të luginës së Vjosës nën Kamisht ( pellgu luginor Frakul- Mifol-Ferraj-Bocovë-Bashkim-Povelcë, Darëzezë)

Nëse do të përqëndroni vëmendjen veprat inxhinierike rrugore të projektuara dhe zbatuara në këtë zhvillim luginor, para viteve ’90 ( projekt serioze dhe të mbështetura absolutisht mbi informacione të plota hidrologjike por dhe përgjegjshmëri afatgjatë projektimi), fare lehtë e konstaton këtë fakt.

Trupi i hekurudhes Fier-Vlorë në segmentin Levan-Ferras-Ura e Mifolit ka një specifik të dukshme konstruktive. Ai është transparent. Ai është realizuar mbi struktura betoniarmuar. Arsyeja, ishte: Pritshmëria e llogaritur e përmbytjes nga Vjosa. Vjosa referuar faktorëve të trajtuar më sipër, në momente ta caktuara (me propabilitet nën 5 %) është ballafaquar dhe do të ballafaqohet me prurje ujore tepër të larta. Eshtë ballafaquar e do të ballafaqohet me PERMBYTJE .

  1. Faktorët topografikë që e bëjnë përmbytjen e Grykderdhjes së Vjosës të pa shmangshme .

Përballimi i prurjeve të mëdha (me propabilitet nën 5 %) kërkon dy elementë të rëndësishëm fizikë.

Sipërfaqen e prerjes tërthore të Lumit dhe pjerrësi të pranueshme të shtratit të Lumit. Këto dy faktorë rrisin sipërfaqen dhe shpejtësinë e evakuimit të prurjes ujore, pra kapacitetin evakuimit të lumit në det .

Vjosa në zhvillimin planimetrik Kamisht-Derdhje në det ka një gjatësi rreth 30 km dhe rënie rreth 10 m pra një pjerrësi tepër të ulët. Mungesa e pjerësisë, bën që shpejtësia e levizjes së ujit të jetë e ulët ,e për rrjedhojë dhe kapaciteti përcues (evakuimit) gjithashtu i ulët. Ndërkohë në këtë korridor, thellësia e Vjosës është e vogël për arsye të disnivelit të pa konsiderueshëm të shtatit të lumit në këtë korridor fushor ( Disniveli jo më shumë se 10 m nw rreth 25-30 km) .Në këto kushte ngritja e argjinaturave në të dy krahët e Vjosës është konsideruar si zgjidhja e vetme teknike për përballimin e “Prurjeve Pllotë”. Argjinaturat rrisin sipërfaqen përcuese të Lumit , për pasojë dhe kapacitetin transportues apo evakuues të Vjosës.

Por sa të larta duhen bërë këto argjinatura? Këtu ka një logjikë sa inxhinierike aq dhe ekonomike, për të përballuar prurje të jashtëzakonshme llogaritëse (: 1% /6.680,0 m3/sek ;2% /5.570,0 m3/sek ; 5% / 5.040,0 m3/sek ) . Në kushte kur pjerrësia e lumit është tepër e ulët, lartësia e argjinaturave del tepër e lartë , dhe nuk justifikon investimin.

Në këto kushte, në vazhdimësinë historike të logjikës së menaxhimit të Vjosës , në këtë segment është gjetur një lartësi argjinature që të përballojë pritshmëri prurjesh me propabilitete Ekonomike, por ,që nuk marrin përsipër të përballojnë çdo lloj prurje. Pra qysh në projektim është pranuar Përmbytja. Përmbytja e fundit nuk ishte një zhvillim i pa parashikuar inxhinierik, apo produkt i gabimeve njerëzore në basenin apo shtatin e Vjosës.

Por ndërsa përmbytja është pranuar, procesi i projektimit nuk përfundon këtu. Ai vazhdon me menaxhimin e Permbytjes, pas daljes se ujërave nga Shtrati . Ështe kjo arsyeja përse Urat janë ngritur me argjinatura mbi nivelin natyror te brigjeve të Vjosës.

Por më kryesorja është  që ujërat të cilat dalin nga shtati ,të kenë hapësirë të gjërë të lëvizjes drejt detit. Per këtë arsye dhe trupi i hekurudhës është ndërtuar mbi struktura transparente betoniarmuar, duke lënë hapësira të lira për rrjedhjen e ujërave , të cilat ,teknikisht , që në projektim , parashikohen dhe priten të dalin nga shtrati lumit.

Nëse nuk do të projektohej kjo zgjidhje teknike, në cdo dalje nga shtrati, do të kishim pa kusht përmbytje të të gjithë siperfaqes tokës mbi hekurudhë, krahas asaj nën hekurudhë (Trupi hekurudhës – Det )

  1. Autostrada Fier Vlorë, arsyeja përse u përmbyt zona Feras-Fitore-Kafaraj-Frakull-Novoselë.

Kjo situatë, e njohur historikisht nga personeli Inxhinierik- Hidrologjik, nuk është marrë në konsideratë gjatë projektimit dhe ndërtimit të Autostradës Fier-Vlorë. Trupi i Autostradës , vecanarisht tek “Kthesa e Bishanit”, duhej të projektohej dhe zbatohej me Viadukt transparent. Theksohet kjo kthesë, sepse nëse do të shihet planimetria e saj, kupton se kjo zonë jo vetëm që është më e ulëta, por dhe Trupi i rrugës në kthesë formon një ‘Hinkë artificiale’ e cila orienton gjithë prurjen vetëm në Urën mbi Vjosë në këtë Kthesë.

Ndërkaq, Trupi i rrugës në këtë segment të autostradës ka prodhuar një pritë masive dhe të vazhdueshme. Prurjet e mëdha të ujërave te Vjosës në shtrat, por dhe jashtë tij ,u ballafaquan me një pritë artificiale (trupi i autostradës). Të vetmet hapësira nga ky ujë mund të lëvizte drejt detit ishin Ura e Autostrades mbi Vjosë si dhe disa nënkalime në Autostradë. Këto hapësira ishin tepër të vogla për të mundësuar shkarkimin e “Prurjeve Pllotë” tepër të mëdha ,duke bërë që niveli i ujërve në pjesën e sipërme të Autostrades të rritej. Kjo rritje stimuloi dalje progresive të ujërave nga shtrati duke përmbytur fshatrat Ferras dhe Fitore dhe tokat Kafaraj-Frakull-Novoselë .Zona e permbytjes bishan

Dinamika e lëvizjes së ujrave (Kthesa e Bishanit)

Pra nuk ishin vetëm “Prurjet Plotë”. As dëmtimi i Ekosistemi, as mungesa e kanaleve kulluese apo ujitëse që sollën përmbytjen e kesaj zone (mbi Autostradë). Ishte Projektimi i gabuar i trupit të Autostradës në këtë segment vecanërisht që solli dhe përmbytjen në këtë zonë (mbi autostradë).Ndërsa kjo përmbytje zbuloi një problematikë tepër serioze per të nesërmen e kësaj Zone.

“Prurja Pllotë” është fenomen që objektivisht do të përsëritet, dhe për këtë nuk ka debat inxhinierik. Trupi i Rrugës është fakt fizik . Këta dy faktorë (“Prurja Pllotë” dhe “prita Trup Rruge) , nënkuptojnë se kjo zonë pas realizimit të Autostradës po ballafaqohet me një problematikë të re të panjohur më parë prej saj. Ajo gjithnjë do të përmbytet.

Është momenti më ideal pëe të kuptuar se problemi i përmbytjes nuk është menaxhim ,aq më tepër politikë. Problemi është fillimisht Inxhinierik , dhe njëkohësisht urgjent i shtruar për zgjidhje.  

Kthesa Bishan 2Kthesa e Bishanit, dita e dytë e përmbytjes  (Ura e autostrades mbi Vjosë)
  1. Zona fushore (tokat) Bocove, Bashkim, Povelce, Topojë, Darëzezë gjithnjë do të ndodhen nën regjimin e Përmbytjeve.

Por ndërsa analizova përmbytjen e tokave dhe fshatrave mbi Autostradë, problemi bëhet më i qartë në zonën tjetër :Bocove, Bashkim, Povelce, Topojë, Darëzezë . Këto fshatra shtrihen në një sipërfaqe prej rreth 10,000.0-12.000.0 ha. Janë sipërfaqe toke të cilat në një brez gati 900 m janë lagunore (me prezencë uji të përhershme). Ky brez ndahet nga pjesa tjetër (tokësore ) me një sistem argjinaturash dhe kanalesh ujëmbledhës që përfundojnë në dy Hidrovore ( Darëzezës dhe Topojës).

Ndërkohë, sipërfaqa e tokës pas këtij brezi brojtës, në pjesen dërmuese të saj , është në nivelin e detit (kuota 0.00),ndërsa në një sipërfaqe ,deri 2.5000 ha ,shtrihet nën nivelin e detit (Kuota tokës është -1 deri -2m ). Kjo sipërfaqe toke në përgjithësi është “Tokë e kripëzuar” dhe jo produktive, Ndërkaq, zona aktualisht karakterizohet nga sipërfaqe masive toke të lëna DJERR. Vlen të përmendet fakti se këto sipërfaqe toke ( me parcela të vecuara të mbjella me jonxhë) gjatë dimrit popullohen me kope bagëtish të imta ( dele) të ardhura nga malësitë e Kurveleshit .

Në kohë normale, largimi i ujrave nga këto sipërfaqe realizohet nëpërmjet dy Hidrovoreve. Funksioni i tyre është që ujërat e mbledhura nga kanalet kulluese (të cilat janë të pa prekura dhe funksionale në zonë) nga kuota nën det -2 m ,të ngrihen mekanikisht dhe të derdhen ne det. Ky mision është llogaritur dhe funksionon me sukses në periudhë rreshjesh lokale. Në momentin kur ujërat kapërcejnë shtratin, pra zona ka statusin “e përmbytur” nga “prurjë pllotë”, kapaciteti përcjellës i dy hidrovorëve eshtë e pa mundur të përballojë prurjet e Përmbytjes.

Sa më sipër: Përmbytja e zonës Bocove, Bashkim, Povelce, Topojë, Darëzezë, vecanërisht tokat në zonën nën nivelin e detit , është e pa mundur të përballohet nga Hidrovoret.

Thënë shkurt, punuan apo nuk punuan Hidrovorët, po pati dalja nga shtrati i Vjosës, këto zona do të përmbyten. Hidrovorët kanë funksion vetëm pasi ujërat të rifuten në stratin e Lumit. Puna e tyre përshpejton procesin e përtharjes, por jo pengon apo administron Përmbytjen .

  1. Përmbytja e Zonës fushore (tokat) Bocove, Bashkim, Povelce, Topojë, Darëzezë stimulohet gjithashtu, sepse “kundër ke dhe Detin” .

permbytje51-486x365Por procesi i përmbytjes në këtë moment shoqërohet dhe me një fenomen tjetër fizik të pavarur nga kontribute njerëzore ( pozitive apo negative ).

Prurjet e medha lumore bejnë : që ne grykderdhje ujërat e lumit të përplasen me ato detare, duke sjelle një ngritje të nivelit te detit ne zonën e derdhjes. Kjo situatë, e shoqëruar dhe me dallgëzimin nga përplasja, bën që deti, nga faktor pritës i ujërave nga lumi, të kthehet në faktor kontribues në përmbytje. Është kjo arsyeja përse dy ditët e fundit në zonën e Darëzezës konstaohet ujë i kripur. Në këto kushte askush nuk mund të pretendojë që: Pa rrënë intesiteti i prurjeve të Vjosës të largojë ujërat në zonën Bocove, Bashkim, Povelce, Topojë dhe Darëzezë.

  1. Ndërtesa të realizuara jashtë Vijës së studiuar, në fusha , dhe në zona nën kuotën e tokës do të jenë gjithnjë “të përmbytura” .

Ndërsa pasqyra e mësipërme ishte një argumentimi teknik i procesit fizik, të pritshën dhe objektivisht të pa shmangshëm të Përmbytjes. Problemi ndërlikohet më shumë nëse do të konsiderojmë dhe vendndodhjen e disa ndertimeve, si dhe strukturën ndërtimore te tyre .

Fshati Darëzezë është fshat i ri i ndërtuar si rrjedhim i shpërnguljes së popullatës së përmbytur në basenin e kaskadës së Drinit. Është fakt se Darëzeza, si etalon i përmbytjes, në ditën e dytë të përmbytjes dhe aktualisht, në mbi 75 % të saj është mbi ujë. Ndërkohë mediat japin shtëpi të zhytura në ujë, duke transmetuar “përmasat apokaliptike” të përmbytjes. Por e verteta është se këto ndërtime janë informale të viteve të fundit, të realizuara jashtë Vijës së studiuar ( Verdhë) të fshatrave, në brendësi të fushave. Kuotat e tokës në këto ndërtesa jane deri 2m nën nivelin e detit

Këto ndërtesa, në kushtet e daljes së ujit nga shtrati (përmbytjes), objektivisht, duam apo jo ne apo cdo fuqi njerëzore , do të jenë historikisht Sot dhe Nesër nën ujë.

Për to nuk ka dhe nuk duhet të ketë emergjencë “nga Rreshje të Jashtëzakonshme”. Ato në cdo kohë janë në Emergjencë. Ato duhet të largohen pa kushte nga vendi ku janë ndërtuar. Nderkaq ,do të duhet të sqarojmë se këto shtëpi nuk përfaqësojnë situatën përgjithësuese të përmbytjeve në zonë. Ato janë përjashtime të cilat për efekte mediatike dhe politike përgjithësohen, duke shtrembëruar deformuar dhe manipuluar realitetin.

  1. Politika dhe Përmbytja, Kush do ta fitojë këtë betejë?

Duke parë situatën e Përmbytjeve Sot , kur “përmbytja“ ishte një ditore në Ferras dhe Fitore, dhe aktuale vetëm në tokat nën nivelin e detit në gjithë zonën Bocove, Bashkim, Povelce, Topojë, Darëzezë shtrohen Pyetjet : C’nënkupton “ Emergjenca” apo “domosdoshmëria e për ndihma jetësore“ në këto zona.

Një presion apo manovër politike. Një nevojë reale emergjente dhe e domosdoshme , apo thjesht Flluska e radhës. Druaj se jemi tek Manovra, Zhurma, Flluska .

Përse ??? Një gjë është e sigurtë. Përmbytjes ju nënshtruan tokat e rreth 10 fshatrave. Ajo është prezente (me prani ujrash në toka dhe jo ndërtesa) në rreth 4 fshatra, dhe në disa shtëpi që ndodhen kryesisht në toka nën nivelin e detit.

Ndërkohë , nga nesër situata përmirësohet dukshëm, dhe pasojat do të duket se nuk janë serioze(përjashto ngordhjet, kryesisht te bagëtive të staneve dimërore dhe disa fermave zogjsht të cilat teknikisht nuk mund të evakuoheshin). Media është përpjekur të prodhojë imazhe të dëmtimeve të “pakthyeshme “ në shtëpi, por vlerësimet me siguri do të konkludojnë se: dëme do të ketë vetëm në shtëpitë që janë ndërtuar në fusha nën nivelin e detit, shtëpi të cilat dhe aktualisht janë të përmbytura nga uji.

Banorët e këtyre zonave psikologjikisht dhe fizikisht janë të përgatitura për këtë situatë. Nuk është as i pari as i fundit rast i këtij fenomeni. Kjo përmbytje mori përmasë për shkak të ndërtimit të trupit të autostradës, dhe zhurmës së madhe politike. Thënë sa më sipër, përfitimi politik në rastin më optimal për opozitën do të jetë i përqëndruar ne maksimumi 10 fshatra , ndërkohë që druaj se fitimin politik do ta marrë qeveria e cila ,nën këtë zhurmë ,motivon “ndihma të pa kursyer ” rimëkëmbëse në zonë.

Druaj se këto ndihma nuk mund të zhvleftësohen apo nënvlerësohen nga dy apo pesë kamionë të dërguar nën pasqyrim të s’forcuar mediatik, me montime gazetareske, por as dhe me “ protesta” qytetare ndaj qeverisë.

Eksperienca ka vërtetuar se këto situata përkohësisht (në fazën e parë) përfitohen nga opozita euforiste, por në finale gjithnjë përfitimi anon nga qeverianwse trajton me qetësi dhe vullnet gjithëpërfshirës situatën./Pol.al