Shkrihen Policitë Bashkiake. Në shkurt Bashkia Libohovë shpenzoi 768 mijë lekë për uniforma policësh
Në takimin e sotëm në kryebashkiakët e rinj, kryeministri Rama ka njoftuar edhe disa reforma që pritet të ndërmerren në qeverisjen vendore. Një ndër to është edhe shkrirja e Policisë Bashkiake, duke i dhënë të drejtë kryebashkiakëve të nxjerrin urdhra administrativë që do të zbatohen nga Policia e Shtetit.
“Jemi duke studiuar edhe përfshirjen e bashkive të reja drejtpërdrejt në çështjet e rendit publik. Edhe këtu ka ardhur koha për një reformë. Shkrirje e policisë bashkiake dhe e drejta e kryebashkiake për të nxjerrë urdhra administrativë për policinë e shtetit, me rendin me qarkullimin dhe aspektet për të cilat kryetari i bashkisë është i zgjedhur. Është një reformë realisht shumë rrënjësore por ne besojmë që është një reformë e domosdoshme për tu dhënë kryetarëve një forcë që nuk e kanë pasur deri më sot në raport me domosdoshmërinë për të bërë politikat e tyre për rendin e qarkullimin. Për të qenë krah për krah me qeverinë për ndërtimet e paligjshme e ndëshkimin e çdo përpjekje”- ka thënë kryeministri Rama gjatë fjalimit.
Në muajin shkurt të këtij viti, Bashkia Libohovë shpenzoi 768 mijë lekë të vjetra për uniforma të Policisë Bashkiake, edhe pse zyrtarisht dihej që kishte një punonjës policie. Me shkrirjen e kësaj strukture siç Rama paralajmëroi sot, me siguri që kjo/këto uniforma do të magazinohen duke mos u përdorur më kurrë. Më poshtë tabela ku pasqyrohet ky shpenzim i Bashkisë Libohovë. Klikoni mbi foto për të qartësuar pamjen.