Shpërthimi me tritol, ja çfarë thotë policia për ngjarjen që tronditi Gjirokastrën
January 23, 2018
Policia e Gjirokastrës jep më shumë detaje rreth shpërthimit me tritol në mesnatën e sotme në lagjen ‘Dunavati i dytë’. Përmes një njoftimi paraprak bëhet me dije se kemi të bëjmë me një person të plagosur lehtë. Lënda plasëse ishte vendosur në oborrin e banesës.
“Rreth orës 23:45, njoftohemi se në hyrje të banesës së shtetasit A.L, në lagjen “Dunavat i Dytë”, Gjirokastër, ka shpërthyer një sasi lënde plasëse. Si pasojë është dëmtuar lehtë shtetasi G.L, 34 vjeç,(i biri i shtetasit A.L), si dhe dëmtime materiale të banesës. Në vendngjarje ka shkuar grupi hetimor për zbardhjen e plotë të ngjarjes”, njofton policia e Gjirokastrës.