Shpërthimi me tritol në shtëpinë e babait, flet Roland Bejko
Tritoli i shperthyer mbreme ne oborrin e shtepise se babait te kreu te PD-se ne Gjirokaster, Roland Bejko, ka nxjerre kete te fundit ne nje konference per mediat. Bejko ka thene se kjo ngjarje ka lidhje me detyren e tij si kryetar partia, ndersa ka mohuar konfliktet e pronesise ne Lazarat.
“Unë jam profesionist dhe si i tillë mendoj se tritoli është vendosur për shkak të detyrës sime si kryetar i Partisë Demokratike në Gjirokastër. Në prill të vitit të kaluar, persona të paidentifikuar dogjën kasollen e babait tim. Një javë më parë një sasi tritoli nuk shpërtheu, ndërsa sot keqbërësit finalizuan aktin e paligjshëm”, tha Bejko.
Me tej Bejko ka thene se do te respektoje cdo hetim te policise per kete ngjarje dhe se do te ndjehej i keqardhur nese autoret do te ishin nga Lazarati. Roland Bejko u zgjodh ne krye te PD-se Gjirokaster disa muaj pasi kjo force politike doli ne opozite.