Shpëtim Novi emërohet në krye të Drejtorisë së Shëndetit Publik në Gjirokastër
October 27, 2016
Shpëtim Novi është emëruar drejtori i Drejtorisë së Shëndetit Publik në Gjirokastër.
Me profesion ekonomist, Novi ka qenë më parë kryetar i PS-së në ish-Komunën Cepo, ndërsa prej tre vitesh qenë nëpunës pranë DSHP Gjirokastr.
Më parë ky institucion drejtohej nga mjeku Flamur Golemi, i cili u largua pas marrjes së detyrës së kryetarit të PS-së Gjirokastër.