Shqipëri – Izrael, De Biasi i beson Llullakut e Memushajt në krahët e mesfushës
November 12, 2016


Kuqezinjtë kanë shansin që me një fitore përballë Izraelit të hedhin një hap të rëndësishëm përpara drejt objektivit minimal që është vendi i 3-të. Trajneri De Biasi tashmë e ka thuajse të konturuar 11-en titullare.
Skema do tëjetë ajo e përdorur në shumë takime, pra 4-3-2-1 me forca të përqëndruara në mesfushë. Për të hyrë më në detaje, në kuadrat do të vendoset Berisha, mbrojtja do të përbëhet nga Hysaj, Gjimshiti, Mavraj dhe kapiteni Agolli. Kukeli, Abrashi e Xhaka do të formojë 3-en në qëndër të mesfushës , ndërsa Llullaku e Memushaj do të mbulojnë krahët e këtij reparti, megjithëse ka shanse edhe të aktivizimit të Roshit në të djathtë. I vetëm në sulm do të jetë Bekim Balaj.
Në krahun tjetër trajneri i Izraelit Elisha Levy do të përgjgjet në dukje me një skemë sulmuese 4-3-3, por që mund të shndërrohet thjeshtësisht në nëj 4-5-1 kur skuadra mbron. Në portë do të jetë Goresh, Dasa, Gershon, Tzedeke Ben harush do të përbëjnë 4-en difensive. Më mesfushë do të vendosen Kohen, Lavi dhe Nathko, ndërsa Zahavi, Hemed dhe Ben Haim do të fromojnë tre-dhëmbëshin ofensiv.
Grupi i lojtarëve kuqezi vjen në superformë në këtë sfidë dhe niset një gjysëm-hapi përpara. Përballja Shqipëri-Izrael do të gjykohet nga turko-gjermani Deniz Aytekin.