Shqipëri-Serbi, ja tre skenarët e kualifikimit
Momenti historik po afron, Shqipëri-Serbi vjen si ndeshja e ndeshjeve mbi të gjitha sepse është shansi i madh i Kombëtares shqiptare për tu kualifikuar apo hedhur një hap vendimtar drejt kualifikimit në Euro 2016.
Në fund gjithë ngarkesat emocionale do t’ja lënë vendin pikërisht atij, verdiktit më të rëndësishëm për futbollin shqiptar dhe në këtë aspekt janë të paevitueshme llogaritë e pikëve.
Shqipëria momentalisht ndodhet në vendin e tretë të grupit I, me 11 pikë, 1 më pak se rivalët e drejtëpërdrejtë për vendin e dytë, Danimarka dhe 4 më pak se Portugalia kryesuese.
Në këtë aspekt vendimtare për shanset e kuqezinjve për tu kualifikuar do të jetë edhe ndeshja e 8 tetorit në Braga mes Portugalisë dhe Danimarkës.
Nëse skuadra e Olsen nuk fiton në ndeshjen e saj të fundit të kualifikuese dhe kjo kombinohet me suksesin e shumdëshiruar të Shqipërisë në Elbasan Arena, atëherë mbrëmja e 8 tetorit do të jetë ajo e festës së madhe pasi Shqipëria siguron automatikisht vendin e dytë në grup.
E rëndësishme do të jetë që Danimarka të mos fitojë, pasi kjo do ti lejonte Shqipërisë që të shpresojë kualifikimin nga dera e madhe në Europian edhe në ndeshjen e fundit, të dielën e ardhshme në Yerevan me Armeninë ku në këtë rast do ti duhej me cdo kusht fitorja për të siguruar vendin e dytë, raporton Super Sport.
Shqipëria ruan këtë opsion për në Yerevan edhe nëse arrin në 8 tetor të njëjtin rezultat me danezët.
Skenari më i keq, më mirë të mos thuhet qoftë edhe për supersticion, kombinimet matematikore janë disa por e sigurt është dicka, Shqipëria ndryshe nga Danimarka është vetë zonjë e fatit të saj, dhe ka në dorë për të hedhur cdo skenar negativ. në rast të dy fitoreve rradhazi kuqezi në dy ndeshjet e fundit të Kombëtares, atëherë nuk ka opsion që shpëton rivalët