Shqipëria i bashkohet marshimit për viktimat e terrorizmit në Paris
January 11, 2015
Sot zhvillohet në Paris marshimi për nder të viktimave që u ekzekutuan ditët e fundit në Francë. Për të shprehur solidaritet dhe një lloj uniteti në luftën kundër terrorizmit, shumë liderë botërorë do të jenë bashkë.
Shqipëria do të përfaqësohet nga kryeministri Edi Rama dhe dy ministra të kabinetit të tij, Erion Veliaj dhe Ditmir Bushati. Mësohet se Rama do të zhvillojë homazhe edhe pranë gazetës “Charlie Hebdo” ku ndodhi sulmi terrorist. Pjesëmarrjen në këtë marshim e kanë konfirmuar edhe shumë udhëheqës të tjerë shtetesh. Nga Kosova do të jetë presidentja Atifete Jahjaga dhe ministri i Jashtem, Hashim Thaçi.