Shqipëria, shteti më i rrezikshëm në Ballkan
December 19, 2014
Shqipëria është shteti më i rrezikshëm në Ballkan për të jetuar. Ky është përfundimi i një raporti të Organizatës Botërore të Shëndetësisë për periudhën e viteve 2000-2012, raporton Koha Ditore.
Vetëm gjatë vitit 2012, në Shqipëri janë rregjistruar 159 vrasje. Vendi më i qetë është Sllovenia,ku ka pasur vetëm 14 vrasje gjatë këtij viti. Sipas numrit të vrasjeve, në Maqedoni ndodhin më shumë vrasje se në Serbi.
Vetëm gjatë vitit 2012 ka pasur 37 vrasje. Por, këto shifra janë vite larg atyre që raportohen për Shqipërinë.