Shqipëria vendi i dytë në botë për … ngrënie qepësh
February 14, 2015
Një statistikë e FAO rendit 5 vendet e para në botë për konsumin e qepëve. Statistika përfshin të dhëna nga viti 2011.
Shqipëria renditet e dyta në botë menjëherë pas Libisë që mban vendin e pare – raporton DITA.
Taxhikistani, Uzbekistani dhe Algjeria renditen pas nesh. Shtetet e Bashkuara, Mbretëria e Bashkuar dhe Franca vijnë më pas në renditje, por në nivele shumë më të ulëta megjithë popullsinë e lartë.