Shqipëria, vendi më pak miqësor ndaj homoseksualëve në Europë
August 28, 2014
Shqipëria është vendi më pak miqësor në europë ndaj homoseksualëve.Ky përfundim vjen pas një sondazhi të organizuar nga kompania Gallup. Vetëm 3% e njerëzve thonë se komuniteti i mirëpret homoseksualët në Shqipëri. Kosova është më mirë se Shqipëria në këtë aspekt, me 7% që mendojnë se komuniteti i mirëpret homoseksualët.
Në krye të kësaj liste ndodhet Holanda, ky 83% e njerëzve mendojnë se komuniteti i tyre është një vend i mirë për homoseksualët. Më pas vijnë Kanadaja, Spanja dhe Britania e Madhe. Ndërsa në fund të listës ndodhen dy vende myslimane si Senegali dhe Pakistani.