Shtëpia e Avni Rustemit ose turpi ynë i përbashkët [FOTO]

Janë foto nga brenda shtëpisë së lindjes së Avni Rustemit në Libohovë. Foto që s’kanë nevojë për shumë koment. Janë turpi ynë i përbashkët, që s’kemi vënë dorë mbi këtë shtëpi. Turpi i Bashkisë Libohovë, i qeverisë që shkoi dhe i kësaj që është, nëse do vazhdojnë ta lenë këtë shtëpi në këtë gjendje. Justifikimi që kanë në majë të gjuhës se meqë shtëpia ka probleme pronësore, prandaj është i pamundur rikonstruksioni, nuk qëndron. Eshtë thjesht sa për të kaluar radhën sepse në çdo rast pushteti vendor dhe ai qëndror negociojnë në shërbim të interesit publik. Përpara se ky objekt të jetë pronë private, është mbi të gjitha pronë publike. Vlerat historike të kësaj shtëpie dhe simbolika se këtu ka lindur Avni Rustemi, e kapërcejnë intersin e ngushtë privat. Prandaj ky objekt nuk mund të vazhdojë më në këtë gjendje. 

1555336_1638664399679396_5499552872705064458_n11391526_1638664669679369_934322734037265128_n11401416_1638664646346038_349643518054681572_n11147169_1638664586346044_5035639613459230015_n11330008_1638664486346054_682216483438962519_n11406482_1638664433012726_4223554853395202476_n