Shtëpia e Çabejt në Gjirokastër, nevojë për rikonstruksion
August 8, 2014
Shtëpia e lindjes së gjuhëtarit shqiptar Eqerem Çabej është në një gjendje të keqe. Edhe pse ajo u rikonstruktua në vitin 2008, viti i shpallur edhe si “Viti i Eqerem Çabejt”, për nder të 100 vjetorit të lindjes së tij, sot kjo shtëpi karakteristike gjirokastrite nuk ofron asgjë për vizitorët, madje përbën edhe një rrezik për kalimtarët.
Objeketi mbart vlera të veçanta, ka larmi dekoracioni në dru dhe gur. Kjo shtëpi u ndërtua në vitin 1866, ndërsa iu nënshtrua rikonstruksionit të parë në vitin 1891.