Shtohet misteri, 100 nga viktimat e avionit te qelluar ne Ukraine, pjesemarres ne konferencen kunder AIDS
Shumica e udhëtarëve në bordin e Malysia e Airlines që u rrëzua në Ukrainën Lindore të enjten ishin staf i Organizatës Botërore të Shëndetësisë që ishin nisur drejt një konferencë hulumtuese për sëmundjen e njohur si AIDS.
Gati rreth 100 udhëtarë ishin duke shkuar drjet Melbourne’it për të marrë pjesë në këtë konferencë ka raportuar Sydney Morning Herald.Ish –presidenti i AIDS Society Joep Lange i cili njihet si një gjigant i hulumtimeve në këtë fushë ka qenë njëri nga udhëtarët.Aeroplani Boeing 777 që u ngrit nga aeroporti Schipol i Amsterdamit, ishte duke fluturuar për në Kuala Lumpur kur u rrëzua në kufirin mes Rusisë dhe Ukrainës, duke lënë të vdekur 298 pasagjerë.Sipas qeverive të ShBA-së dhe australiane, shkaku i rrëzimit ishte goditja nga një raketë tokë – ajër.Asnjë pasagjer nuk mbijetoi.
Në bordin e fluturimit MH17 ishin delegatët që do të merrnin pjesë në konferencën që do të zhvillohej të dielën në Melburn AIDS 2014.Mbi 100 pasagjer ishte paraparë të merrnin pjesë në këtë konferencë, mirëpo ende nuk ka ndonjë konfirmim zyrtar.Sidoqoftë, është bërë e ditur se në mesin e pasagjerëve ishte kryetari i Shoqërisë së SIDA-s, Joep Lange si dhe partnerja tij nga ArtAIDS Jackueline van Tongeren.“Joep kishte një përkushtim të madh në shërimin e HIV AIDS në Afrikë dhe Azi” ka thënë drejtori i Institutit Kirby, David A Cooper, në një konferencë për shtyp në Universitetin e Ëales.Lange ka punuar mbi HIV AIDS që nga viti 1983, fushë në të cilën përveç që ka shëruar të sëmurët, ka bërë edhe hulumtime në parandalimin e sëmundjes.Sipas presidentit të Shoqërisë Ndërkombëtare të AIDS, Francoise Barré-Sinoussi konferenca e paraparë do të zhvillohet pasi ‘ata nuk do të donin që kjo të ndërpritej’.Kjo konferencë zhvillohet çdo dy vjet dhe aty mblidhen shkencëtarë nga vende të ndryshme, për të diskutuar të arriturat, sfidat dhe ekspertizat në këtë fushë.Fokus i veçantë këtë vit, pritet të jenë ligjet që ndëshkojnë homoseksualitetin në Afrikë dhe përdoruesit e drogës në vendet e ish Bashkimit Sovjetik.
Kjo situatë ka prekur rëndë të gjithë komunitetin e prekur nga AIDS dhe shkencëtarët që studiojnë këtë fushë.“Këta njerëz ishin më të mirët dhe më të ndriturit në fushën e shërimit të këtij virusi të tmerrshëm” ka thënë hulumtuesi në fushën e HIV Clive Aspin, për Guardian duke shtuar se ‘kjo situatë është shkatërruese’.Profesori Richard Boynd, që është drejtuesi i Institutit Monash, ku bëhen hulumtime për rrënjët e qelizave të infektuara, e ka përshkruar situatën si një ‘pikëllim shkatërrues’ transmeton Telegrafi.“Humbja e liderëve të hulumtimeve do të ketë shumë degëzime negative, në fushën e HIV AIDS’ ka thënë Boynd për Guardian’in e Australisë.