Shtyhet afati për debitorët e energjisë. 31 Mars data e fundit për familjarët
February 27, 2015
Qeveria shtyn me 31 ditë afatin për familjarët të cilët duan të shlyejnë faturat e papaguara duke përfituar nga skema lehtësuese, ndërsa ofron dhe një skemë lehtësuese për biznesin.
Debitorët familjarë e OSHEE-së që duan të lidhin aktmarrëveshje me kushtet lehtësuese do të kenë mundësi ta bëjnë deri më 31 mars. Ndërsa më 1 mars nis aplikimi i skemës lehtësuese për biznesin.
Ministri i Energjisë dhe Industrisë, Damian Gjiknuri përmes një njoftimi për shtyp bëri publike sot shtyrjen e afatit i cili skandonte nesër, edhe për 30 ditë të tjera. Ndërsa drejtori i OSHEE-së bëri publike skemën lehtësuese për bizneset debitore.