Si duket Libohova te posteri i kandidatit të PD-së

Kandidati i PD-së për Bashkinë Libohovë, Altin Çomo, ka ndarë sot me ndjekësit e tij në Facebook një poster të fushatës elektorale, ku është gjithashtu edhe slogani zyrtar i opozitës në këto zgjedhje, “Punë dhe dinjitet”. Posteri në fakt qarkullonte prej disa ditësh në rrjetet sociale, por ndoshta pakkush e ka vënë re përpunimin e keq të tij me photoshop. Nese e shikon me vëmendje depoja e ujit te ky poster ndodhet në të majtë të kullës së sahatit, por në realitet ky objekt është në të djathtë. Edhe kalaja, është vendosur në një mënyrë të atillë siç nuk është në realitet. Mjafton vetëm një vështrim për të kuptuar që diçka nuk shkon në këtë poster. Sigurisht që ky është një gabim i bërë ndoshta në zyrat qëndrore të PD-së, aty ku janë konceptuar dhe realizuar këto postera. Nuk nund të mendohet që kjo është bërë me vetëdije nga kandidati, por të paktën stafi i tij që i administron faqen në Facebook, nuk duhet ta publikonte një poster të tillë të montuar keq.

posteri