“Si e dua Libohovën”, të rinjtë prezantojnë propozimet e tyre përpara Mandit
Të rinjtë që iu përgjigjën nismës “Si e dua Libohovën”, të thirrur nga kandidatja e koalicionit të majtë, Luiza Mandi, prezantuan sot propozimet dhe idetë e tyre konkrete për transformimin e zonës. Aktiviteti i organizuar në ish-kinemanë e Libohovës mblodhi së bashku shumë qytetarë, ndërsa të rinjtë paraqitën vizualisht idetë për infrastrukturën, bujqësinë, turizmin, kulturën, sportin dhe cështjet sociale. Në nisje të këtij aktiviteti u shfaq edhe një dokumentar për Libohovën i realizuar nga televizioni Gjirokastra. Pasi kandidatja Mandi dëgjoi të gjitha propozimet e të rinjve, u zotua që ato t’i përfshijë në programin e saj të punës si kryebashkiake e ardhshme e Libohovës. Mandi gjithashtu vlerësoi angazhimin e të rinjve dhe theksoi se bashkëpunimi me ta nuk mbaron thjesht me këtë nismë.