Si e vrau Kisha greke Koto Hoxhin, patriotin e shquar nga Lunxhëria
Koto Hoxhi u emërua mësues në shkollën teologjike të Qestoratit më 1873, në orët e lira u mësonte fshehurazi nxënësve shqipen dhe u ngjallte atyre dashurinë për gjuhën, për atdheun, për bashkatdhetarët e feve të tjera. Pse fshehurazi ? Pse tinëz ?Pse ore , pse ? Pse gjithmonë , pse ? Njerëzit e mëdhenj, historia e çdo kombi, nuk ka vonuar shumë për t‘i ngritur në “Altar”. Kështu ndodhi edhe me “Luftëtarin e ferrit”, nuk vonoi shumë që figura e tij të përmendet nëpër përvjetorë. Veprimtar i Rilindjes Kombëtare, i arsimit dhe i kulturës shqiptare, Koto Hoxhi është përkujtuar meritueshëm në shtypin shqiptar të viteve ’20-’30 të shekullit XX nga emra në zë në kulturën shqiptare të kohës. “Ty të intereson më shumë një portret, thotë në këtë shkrim Gurra, dhe t’a tërheq vëmendjen me këmbëngulje: Ky është një plak me një fytyrë të ëmbël dhe të lëruar në çdo pikë, me një ballë të gjerë, me një hundë që mbaron si sqep zogu, me sy të vegjël të futur e plot tregim e shkëlqim, me kollaro të fortë e krovatë të zezë dhe pyet: Cili është ky apostull që ia keni vënë portretin e tij këtu në këtë galerinë e vogël të vepronjësve të shqiptarizmës? Është vënë re se jo vetëm në ditët e kthjellëta, por edhe në acarin e dimrit, drita në Lunxhëri është disi më ndryshe: disi më e shkëlqyeshme, më e pastër, më e fortë. Është fantastike të mendosh se kjo “dritë” ka qenë pjesëtare edhe në formimin e ndërgjegjes së lunxhiotit, ajo ka ndikuar edhe në formimin e karakterit të tij për të qenë lis e jo shelg, ashtu siç ka ndikuar në formimin e mendimit të lirë e të filozofisë së tij, për të marrë “penën e mellan”, çka e ka nxitur atë për të parë gjithmonë larg. Nëse drita është elementi i parë në formimin e karakterit të lunxhiotit, themi se mali, pylli, uji, janë elementet bashkëshoqëruese në përpunimin e morfologjisë humane: njerëz me shpirt të madh, të kthjellët, me sqimë të hollë aristokratike, por edhe trima e të besës, çka na ka bërë dhe na bën ne të jemi krenarë që jemi lunxhiot.
Nga kjo krahinë kanë dalë jo pak njerëz të tillë. I pari midis të parëve ka qenë “bilbili me gjuhë shumë”, Koto Hoxhi, nga Qestorati, i cili i zgjodhi nga Frashëri bashkëpunëtorët që dolën, siç shkruan vetë Basho Koto: “Si Leka me kërcëllimë, mbi Toskëri e Gegëri”. Koto Hoxhi, nga Qestorati i Gjirokastrës, (1824-1895), ishte një prej lëvruesve të gjuhës shqipe, pionier i arsimit shqiptar. Ai ishte një nga përgatitësit e truallit për shkollat e para shqipe, si dhe të “Alfabetares së gjuhës shqipe” gjatë Lidhjes Shqiptare të Prizrenit më 1879. Koto Hoxhi u emërua mësues në shkollën teologjike të Qestoratit më 1873, në orët e lira u mësonte fshehurazi nxënësve shqipen dhe u ngjallte atyre dashurinë për gjuhën, për atdheun, për bashkatdhetarët e feve të tjera. Në vitin 1874, Koto Hoxhi shkroi një nga dramat e para të kryera në gjuhën shqipe. Drama titullohej Një Dasmë në Lunxhëri dhe u shfaq në Gjirokastër. Shikoni këte : “Ai kërkoi më vonë nga guvernatori otoman i Janinës leje për të ngritur një shkollë shqipe.” Lexoni edhe këte : “Kjo veprimtari patriotike e futi Koto Hoxhin në grindje me konsullin grek dhe me peshkopin e Gjirokastrës. Peshkopi e shkishëroi dhe njëkohësisht vuri njerëz ta sulmonin.” Prapë pseja ime . Prapë , pse ? po kush jeni ju që na ndaloni shkollimin shqip ?
Po kush jeni ju që në emër të zoti e shkërdheni kombin tonë ? A h ! Koto Hoxhi nuk u tërhoq ishte, pjesëtar i Komitetit për Mbrojtjen e të Drejtave të Popullit Shqiptar që përkrahte idetë e Lidhjes së Prizrenit ,anëtarët e tjerë të tij ishin Pandeli Sotiri, Hasan Tahsini, Pashko Vasa, Jani Vreto, Sami Frashëri dhe Abdyl Frashëri. Shikoni bashkëpunimin e Kishes Greke me autoritet e otomanëve : “Ai u arrestua dhe u burgos fillimisht në burgun të Gjirokastrës. Më vonë ai u transferua në burgun Yedikule në Stamboll.” Gjatë kohës që ishte i burgosur në Stamboll Koto Hoxhi u vizitua nga Sevasti Qiriazi, një nga mësueset e Shkollës së Parë të gjuhës shqipe, e cila e bindi një punonjës të burgut për ta lejuar atë të takonte Koto Hoxhin duke u maskuar si një djalë. Ajo tregoi se ish mësuesi ishte shndërruar në një “grumbull leckash” në një pllakë guri që shërbente si shtrat. “Vrima e ndyrë” e qelisë ishte thellë brenda burgut dhe Hoxhi kishte humbur shumë pamjen e tij intelektuale, megjithatë ai ishte mirënjohës për vizitën. Ai ishte veshur me lecka dhe flokët e tij dhe mjekra ishin të gjata. Ai tha se trupi i tij ishte thyer, por shpirti i tij ishte i lirë, dhe shpresonte se Shqipëria do të jetë e bashkuar dhe e lumtur. “Sulltani i kishte thënë atij se ai mund të lirohej nëse ai do të jepte emrat e njerëzve të tjerë të cilët ishin përfshirë në veprimtarinë atdhetare, por ai refuzoi të bashkëpunojë. Nga shkolla e Qestoratit nuk dolën vetëm mësues fanatikë të helenizmit, por edhe atdhetarë si Pandeli Sotiri e Petro Nini Luarasi, të cilët ndoqën rrugën e Koto Hoxhit.
Gjatë kohës që ishte i burgosur në Stamboll Koto Hoxhi u vizitua nga Sevasti Qiriazi, një nga mësueset e Shkollës së Parë të gjuhës shqipe, e cila e bindi një punonjës të burgut për ta lejuar atë të takonte Koto Hoxhin duke u maskuar si një djalë. Koto Hoxhi ishte veshur me lecka dhe flokët e tij dhe mjekra ishin të gjata. Ai tha se trupi i tij ishte thyer, por shpirti i tij ishte i lirë, dhe shpresonte se Shqipëria do të jetë e bashkuar dhe e lumtur. I nderuar lexues lexoje edhe një herë dhe mbaje në mend :”Koto Hoxhi (Kostandin Hoxhi, 1824-1895) ishte veprimtar i shquar i Rilindjes Kombëtare, i arsimit e i kulturës shqiptare, Mësues i Popullit. Lindi në Qestorat të Lunxhërisë (Gjirokastër), ku më pas punoi si mësues i shkollës së mesme në gjuhën greke, duke dhënë fshehurazi shqipen. Më 1879 mori pjesë në komisionin e posaçëm të Komitetit të Stambollit, që u formua për shqyrtimin e çështjes së alfabetit, ku mbrojti variantin e hartuar nga Sami Frashëri, si dhe në botimin e “Alfabetares” së Stambollit. Koto Hoxhi njihet gjithashtu si një nga themeluesit e teatrit shqiptar. Për veprimtarinë e tij patriotike u burgos dhe u përndoq nga qeveria osmane dhe kisha fanariote.” Por mos harroni se Koto Hoxhi u perndoq nga bashkekatundari Vangjel Zhaba dhe grekomanet e nxitur prej tij. Mos harroni se e vrau kunata ne perrua me kopanin e rrobave,.e nxitur nga kisha greke.Grekomanin e terbuar Vangjel Zhaba,e ngriti ne Labove e Lunxheri shkolla dhe kisha greke,ne dem te Shqiptarise. Koto Hoxhi një nga luftëtarët e Ferrit.
Koto Hoxhi, kërkonte që “kombi të ngjallej, jo me zhurmë, jo me vrasje e me kundërshtime, por me mjeshtëri, d.m.th. me zotësi, me arsye e me urtësi. Ai donte që pasunia e gjithë të shkrihej për arsim, por arsimi t’ishte thjesht shqiptar. Por nuk mjaftonte vetëm kaq: arsimi t’ishte edhe për meshkujt edhe për femrat se kështu dilte brezi, që ëndërronte zemra e madhe e Kotos. Gjithë jetën punoi për hapjen e shkollave shqipe. Bashkë atdhetarët e tallshin për këtë ëndërr, se ata donin për me zanë gjahun pa gjuajtur, mirëpo Kotua gjithmonë i frymëzuar me idealin e nacionalizmës, me buzën në gaz u thoshte: “Nuk mbjell kripë, por mbjell farë”… E fati u duk sikur i qeshi gjetkë. Në Janinë po bahesh gati për hapjen e ni shkolle shqipe. Gjithë masat i kishte marrë, lejen e kishte nxjerrë, mirëpo ah kjo jetë! Vdiq pa pandehur në fshatin e tij lindor në Qestorat ku kishte shkuar për të marrë një mikun e vetë të cilin e kishte emëruar si mësues në shkollën e re shqipe të Janinës.”/ Fahri Xharra, 28.01.18