Si u shpenzuan 122 milionë lekë të vjetra gjatë muajit dhjetor nga Bashkia Libohovë
122.4 milionë lekë të vjetra ka shpenzuar Bashkia Libohovë për muajin e fundit të vitit 2015. Sipas të dhënave nga Thesari i Shtetit, gjatë dhjetorit janë kryer në total 49 transaksione të ndryshme.
Me vlerë prej 29 milionë lekë të vjetra është paguar kompania “TEA-D” për një punim në Nivan të Zagories. Kontrata është lidhur në shkurt të vitit 2013.
5.3 milionë lekë të vjetra kanë shkuar për M.B Kurti për blerje të druve të zjarrit.
7.5 milionë lekë të vjetra kanë shkuar për firmën “Bilibashi” për hidroizolimin e tarracës së godinës së Bashkisë Libohovë.
Më poshtë disa shpenzime të tjera. Shuma llogaritet me lekë të vjetra.
6.5 milionë i janë paguar OSHEE-së, për energji nga muaji maj deri në nëntor 2015.
2.5 milionë i janë paguar Ndërmarrjes së Ujësjellësit në Gjirokastër, për “furnizim me ujë”.
1.6 milionë kanë shkuar për kompaninë “Shpresa Sh.p.k” për “mirëmbajtje dhe pastrim varreze”
3.2 milionë lekë janë paguar te Mirjan Niço për “blerje fotokopje dhe materiale”
18.6 milionë lekë janë pagesa paaftësie dhe ndihme ekonomike
1.7 milionë lekë janë shpenzuar për “karburant dhe vaj”
1.8 milionë lekë janë pagesat e anëtarëve të Këshillit Bashkiak.
600 mijë lekë janë shpenzuar për “udhëtime të brendshme”
990 mijë lekë janë paguar te Hena Lina për blerja soba druri.
750 mijë lekë janë shpenzuar për dekorim.
300 mijë lekë ka qenë granti për nënat e reja që kanë sjellë në jetë fëmijë.
Për të parë transaksionet e tjera me vlerë më të vogël klikoni sipër fotove.