Siguria ushqimore, pezullohet një “Fast Food” në Gjirokastër, paralajmërohen tre të tjerë
September 24, 2016
Autoriteti Kombëtar i Ushqimit në Gjirokastër ka ushtruar kontrolle ditët e fundit në njësitë e shërbimit pranë shkollave, kryesisht “Fast Food”, ku konsumon ushqim të shpejtë një pjesë e madhe e nxënësve dhe të rinjve.
Në lagjen “18 Shtatori” është pezulluar aktiviteti i një biznesi të tillë, për shkak të një sërë shkeljesh të konstatuara nga AKU sa i përket sigurisë ushqimore.
Ndërkohë për 3 “Fast Food” të tjera është dhënë masa e paralajmërimit për pezullim të aktivitetit.