Situata emergjente në Gjirokastër, reagojnë deputetët Çuci e Golemi
Për situatën emergjente që po kalon vendi kanë reaguar edhe deputetët e qarkut Gjiroakstër, Bledi Çuçi e Flamur Golemi. Përmes faqeve të tyre në Facebook ata bëjnë thirrje për banorët e qarkut Gjirokastër që të bashkëpunojnë me autoritetet në çdo rast që do të kenë nevojë.
Reagimi i Flamur Golemit.
Vlerësoj gatishmërinë e strukturave shtetërore në Gjirokastër dhe mbarë vendin për përballimin e kësaj situate emergjente që po kalon Shqipëria nga moti i keq. Ju lutem bashkëpunoni në çdo rast Policinë e Shtetit dhe Emergjencat Civile. Si deputet i qarkut Gjirokastër po ndjek me vëmendje situatën dhe do të bëj çdo gjë duhet për të ndihmuar këdo që ndodhet në vështirësi. Telefononi sallën operative të Policisë së Shtetit në numrin 112 ose Shtabin e Emergjencave Civile në Gjirokastër në numrin 069 411 0230. Përballë natyrës jemi të pafuqishëm, por nese jemi bashkë dhe mund ta kapërcejmë këtë situatë të pazakontë që po kalon vendi.
Reagimi i Bledi Çuçit
Nisur nga situata e fundit e reshjeve, që, sipas meteorologëve do të përkeqësohet, ju sugjeroj të gjithë banorëve të qarkut Gjirokastër që të bëjnë kujdes, të shmangin rreziqet potenciale dhe lëvizjet e panevojshme, si dhe të ndjekin të gjitha rekomandimet dhe udhëzimet e Emergjencave Civile. Jam informuar se Komiteti i Koordinimit të Emergjencave Civile dhe Krizave ka ndërmarrë të gjitha masat që të gjitha strukturat shtetërore të jenë në gjendje të lartë gatishmërie për të përballuar këtë situatë. Nëse përballeni me një problem të rëndësishëm për shkak të reshjeve, merrni në telefon numrin 112 (Salla Operative e Policisë) ose numrin 069 411 0230 (Shtabi i Emergjencave në prefekturën e Gjirokastrës)