Skandali me kreun e Gjykatës në Gjirokastër, reagon ministri Tahiri
Për rastin e kryetarit të Gjykatës së Shkallës së Parë të përfshirë në një skandal të radhës në drejtësinë shqiptare, ka reaguar edhe ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri.
Përmes një statusi në Facebook, ministri thotë se vetëm reforma në drejtësi do ta çliroje sistemin nga korrupsioni dhe abuzimet me detyrën duke kërkuar favore seksuale.
Guximtar Boci është regjistruar në një bisedë telefonike me një qytetare nga Gjirokastra ku pranon se i ka kërkuar të lidhej me të: “Dua të bëhesh e imja”, është shprehur ai – në këmbim që ta ndihmonte të fitonte një çështje, që siç ai i ka thënë, qytetarja e meritonte.
Statusi i Tahiri
Dite te zeza per drejtesine, nder shume te tilla, vetem kete jave. Njeri ne Diber, tjetri ne Fier, i fundit ne Gjirokaster.
Dite per te kuptuar perse nuk e duan vettingun, as Korporata e Gjyqtareve, as KLD, as SHQUP-i.
E jo vetem keta! Faleminderit medias! Po ben punen qe duhet te benin institucionet, per fat te keq, por kjo ka edhe me shume vlere. Ka ende shprese!
Reforma ne Drejtesi do na cliroje nga te gjithe palacot ne sistemin e drejtesise, qe sot vene ende gjoba ne xhepin dhe mishin e qytetareve.
Vetem reforma ne drejtesi!