Skandali seksual në Gjykatën e Gjirokastrës, Boçi zbraz zyrën dhe përshëndetet me kolegët
Guximtar Boçi, kryetari i shkarkuar i Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, ka thënë përpara kolegëve të tij se duan ta shkatërrojnë. Këto komente ai i bëri ditën e djeshme kur mori sendet e tij personale në zyrë dhe dorëzoi dosjet tek drejtuesja e komanduar e Gjykatës, Albina Spaha.
Gjatë këtij momenti, gjyqtari është përshëndetur edhe me kolegët e tij, duke u shprehur: “E vërteta do të zbulohet dhe do mësohet se gjithçka ka qenë me qëllime të caktuara për të më shkatërruar karrierën, familjen dhe jetën time personale”.
Boçi u regjistrua me audio duke i kërkuar favore seksuale një gruaje, në mënyrë që të jepte një vendim gjyqësor në favor të saj.
Pas transmetimit të këtij skandali, Guximtar Boçi u shkarkua si kreu i Gjykatës së Gjirokastrës dhe u pezullua nga detyra.