S’kanë të mbaruar klandestinët në Gjirokastër, ndalohen 32 vetë në Kakavijë, 7 i shpëtojnë policisë, por kapen në Shkodër
April 30, 2018
Në Gjirokastër vazhdojnë të mbërrijnë klandestinë përmes kufirit me Greqinë. Gjatë 24 orëve të fundit, policia ka ndaluar në afërsi të Postës së vjetër të Mullirit, 32 shtetas nga Iraku. Në përfundim të procedurave të përzgjedhjes ata kërkuan azil në Republikën e Shqipërisë dhe u vendos të dërgohen në qendrën pritëse në Tiranë. Ndërsa 7 shtetas nga Siria dhe Pakistani, i kishin shpëtuar policisë në Kakavijë, por u kapën nga policia e Shkodrës në Hanin e Hotit, në vendin e quajtur ‘Hidrovori’. Edhe këta shtetas u dërguan më pas në qendrën pritëse të azilantëve në kryeqytet.