Skaneri në Kakavijë zbulon 400 kg drogë në autokamperin e turistit italian
June 27, 2018

Policia ka bllokuar në Qafën e Gjashtës në Sarandë një autokamper, i cili drejtohej nga një turist italian. Të nisur nga dyshimet e mjetit, agjentët e policisë kanë bërë shoqërimin e makinëss në pikën kufitare të Kakavijës për ta kaluar në skaner. Pas verifikimeve rezultoi se në tavanin e autokamperit ishte fshehur plot 383 kg kanabis, si dhe 96 kg në formë çokollate. Policia ka vënë në pranga shtetasin italian, Vito Baruceli dhe partneren e tij. Policia ende nuk ka dhënë detaje apo informacione në lidhje me ngjarjen.