Skënderbeu-Dinamo e kurdisur? Qindra euro të luajtura për ‘1-2′
August 20, 2015
Në Shqipëri kanë filluar dyshimet se ndeshja mes Skënderbeut dhe Dinamo Zagrebit ishte e kurdisur.
Skënderbeu humbi në ndeshjen e parë, të Play-Off-it në Ligën e Kampionëve, kundër Dinamo Zagreb me rezultatin 1-2.
Por, edhe pse gjiganti kroat dukej shumë më i fortë se ekipi korçar, tifozë të ndryshëm kanë hedhur dyshime për një kurdisje të mundshëm, raporton Portali Albeu.
Në fotot e mëposhtme mund të shihni dy bileta bastesh, të luajtura në Shqipëri, me kombinimin 1-2 (fiton Skënderbeu pjesën e parë dhe Dinamo gjithë lojën), i cili ka pasur koeficient shumë të lartë. Është thjesht rastësi apo diçka e kurdisur? Kjo duhet parë.