Skuqi: AMA gjobiti Alpo Tv për transmetim të filmave erotikë. Alpo Tv e mohon
Autoriteti i Mediava Audiovizive (AMA) ka gjobitur me 20 milionë lekë të vjetra transmetuesin lokal, Alpo Televizion.
Kështu shkruan gazetari Telnis Skuqi në një shenim të publikuar në faqen e tij në Facebook.
Sipas tij shkak është bërë transmetimi në mesditë i filmave me përmbajtje të lartë erotike. AMA u vu në lëvizje pas denoncimeve të vetë qytetarëve thotë Skuqi.
Por ndërkohë Alpo Televizion ka kontaktuar me Libohova Online dhe e ka mohuar gjobën nga ana e Autoritetit të Mediave Audiovizive. Sipas Alpo Tv, një person i larguar më parë nga ky televizion, me anë të ndërhyrjes kibernetike, gjatë transmetimit të një filmi që kishte skena erotike, vendosi qëllimisht strishat e njoftimeve të lajmeve mbi gazetat e mëngjesit. Alpo Tv pretendon se kjo është një sajesë mes personit që kreu ndërhyrjen kibernetike dhe gazetarit Telnis Skuqi.