Socialistët vazhdojnë të ndajnë ‘tepsinë’, Ylli Muho emërohet në krye të Bordit të Kullimit Gjirokastër
March 23, 2018
Ylli Muho është emëruar në krye të Bordit të Kullimit në Gjirokastër, pozicion që vitet e fundit e mbante Kristaq Xha. Muho ka qenë ish kryetar i Komunës Antigone dhe prej korrikut 2015 ishte nënkryetar i Bashkisë Gjirokastër. Por ai u shkarkua nga kryebashkiakja Zamira Rami në shkurt të vitit 2017. Pas atij shkarkimi Muho hodhi akuza të rënda ndaj saj. Ai e cilësoi Zamira Ramin si kryebashkiake arrogante dhe të paditur. Bordi i Kullimit është një prej institucioneve që është paralajmëruar se do të shkrihet në kuadër të reformës në administratën shtetëtore. Por sidoqoftë kjo mbetet për t’u parë në muajt e ardhshëm.